Pas thirrjeve të vazhdueshme të Partisë së Gjelbër të Shqipërisë dhe shoqërisë civile ambientaliste, qeveria ka shpallur zonë të mbrojtur lumin e Vjosës.
Partia e Gjelbër e Shqipërisë ishte mbështetëse në nismën e organizatave mjedisore, për të shpëtuar lumin Vjosa nga hidrocentralet.
Ishte Parlamenti Europian, në Rezolutën për Raportin e Zgjerimit për Shqipërinë, që këshillonte qeverinë shqiptare për të marrë në konsideratë krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, duke i kërkuar të hiqte dorë nga planet për ndërtimin e hidrocentraleve të reja përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të saj, pasi këto projekte do të dëmtonin një nga ekosistemet lumore të paprekur pothuaj natyror të fundit në Evropë.
Vjosa, perla e egër e Evropës
Lumi i Vjosës është një nga lumenjtë e fundit “të egër” të Evropës. Ndërtimi i HEC-eve ishte kërcënimi më i madh në këtë zonë, por tani jo më.
Lugina e Vjosës zë pothuajse 16% të territorit të Shqipërisë. Duhet theksuar se kjo zonë ka vlera të larta të biodiversitetit. Habitatet natyrore në këtë ekosistem krijojnë mundësinë e një vijueshmërie ekologjike, duke strehuar një biodiversitet të pasur. Një pasuri e tillë, e larmishme dhe me plot jetë nuk kishte sesi të mos merrte tillullin e saj të mbrojtjes.
Të Gjelbrit, ambientalistët dhe shoqëritë civile do të vazhdojnë të mbrojnë çdo pasuri natyrore dhe jetën e banorëve të këtyre zonave.