Hyrje

Të Gjelbrit si forcë politike besojnë se e ardhmja e Shqipërisë mund të ndërtohet mbi parimin e qëndrueshmërisë, drejtësisë sociale dhe respektit për natyrën. Ky manifest është një udhërrëfyes për rrugën që duam të ndjekim drejt një shoqërie të gjelbër, demokratike dhe europiane. Misioni ynë është të garantojmë që brezat e ardhshëm të jetojnë në një vend ku mirëqenia njerëzore është në harmoni me mjedisin.

 

1. Një Shqipëri e Gjelbër, Europiane dhe e Qëndrueshme

Të Gjelbrit angazhohet për përafrimin e plotë me Marrëveshjen e Gjelbër Europiane dhe për integrimin e politikave tona me ato të Bashkimit Europian. Shqipëria duhet të bëhet pjesë aktive e tranzicionit klimatik dhe ekonomik që po përjeton kontinenti, duke vendosur synime të qarta për uljen e emetimeve të karbonit dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.
Integrimi europian nuk është thjesht proces politik, por një udhë drejt një të ardhmeje më të drejtë, më të qëndrueshme dhe me më shumë mundësi për qytetarët.

Ne e shohim të ardhmen në mënyrë optimiste, dhe besojmë se së bashku luftojmë për shoqëritë demokratike, afatgjate dhe të qëndrueshme, ku njerëzit marrin përgjegjësi, si në aspektin lokal ashtu edhe në aspektin kombetar.
Për ne është plotësisht e qartë se të gjithë njerëzit kanë vlerë të njëjtë dhe të drejta themelore të barasvlerëshme.
Ne jemi për një politikë, për më shumë vende pune, më shumë ndërmarrje, për një shans të ri jete, dhe një përgjegjësi afatgjate për mjedisin. Ne dëshirojmë t´u ofrojmë njerëzve mundësi të jetojnë në një Shqipëri ku mbretëron barazia në mes gjinive, me të drejta të barabarta për secilin të jetë e qartë. 
Propozimet e manifestit tonë të Gjelbër bazohen në një solidaritet trefishor:
– solidarizim me natyrën dhe me sistemin ekologjik
– solidarizim me gjeneratat e ardhshme
– solidarizim me njerëzit e gjithë globit
Njeriu është aktiv dhe është një qënie krijuese,që dëshiron dhe mundet të marri përgjegjësi.
Ky është themeli i pikëpamjeve tona mbi politikën dhe demokracinë.
Ne deshirojmë të ndërtojmë një Shqipëri të Gjelbër
Nëse dhe ju doni, bashkohuni me ne, në rrugën e këtij pogresi.

2. Liria 

Vizioni ynë është një Shqipëri që siguron liritë individuale, të drejtat dhe jetën private të qytetarëve të saj. Ne duam të sigurohemi se liria, demokracia dhe barazia do të jenë themelet e shtetit tonë të së drejtës. Ne duam një shoqëri pluraliste, gjithëpërfshirëse dhe tolerante. Ne duam një shoqëri jo diskriminuese ku zëri i të gjithë qytetarëve të dëgjohet dhe të vlerësohet.

3. Të Drejtat themelore

Të drejtat e njeriut janë të drejta themelore, të vlefshme për të gjithë qytetarët, pa diskriminim mbi bazë race, mundësie, orientimi seksual, besimi fetar, moshe, origjine kombëtare apo etnike. E drejta dixhitale është një nga të drejtat që kërkon një bazë të plotë ligjore e cila duhet të respektojë ruajtjen e privacisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

4. Demokracia qytetare

Vizioni ynë është një Shqipëri më demokratike që i dëgjon dhe i përgjigjet qytetarëve të saj. Në krizën e tanishme zërat e njerëzve nuk janë duke u dëgjuar. Ne duam që kjo të ndryshojë dhe t’i japim qytetarëve fatet e vendit duke i dhënë atyre një rol në politikën e vendit. Pjesëmarrja e gjerë dhe vendime transparente, ky është një besim thelbësor i të Gjelbërve. Ne do të forcojmë Demokracinë e drejtpërdrejtë. Demokracia duhet të inkurajohet në të gjitha nivelet e shoqërisë.

5 Një shoqëri e hapur dhe tolerante

Ne sot na duhet një shoqëri e hapur dhe tolerante në themel të së cilës duhet të qëndrojnë të drejtat e njeriut, pluralizmi, mosdiskriminimi, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe barazia gjinore. Demokraci gjithashtu do të thotë që gratë duhet të marrin pjesë në kushte të barabarta dhe të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në institucionet e vendit. Ne do të luftojmë për politikat efektive kundër diskriminimit, kështu që ne mund ta kapërcejmë pabarazinë. Ne duam një Shqipëri që mbron njerëzit e dobët dhe në nevojë. Ne duam një zë më të fortë qytetar duke pasur një rol të drejtpërdrejt në përbërjen e Parlamentit dhe në vendimet që i përkasin jetës së tyre.

6. Për një mjedis të shëndetshëm.

Të Gjelbërit e shikojnë politikën e tyre të lidhur ngusht me
mjedisin.Nuk mund të kuptohet mirëqenia ekonomike e propozuar nga partite e tjera, pa siguruar më parë një mjedis të shëndetshëm për ne që jetojme sot dhe për të ardhmen e femijëve tane. Ndotja dhe shkatërrimi i burimeve natyrore në vendin tonë po kërcënojnë seriozisht mjedisin. Ne duhet të ndalojmë varfërimin e burimeve natyrore të vendit nëpërmjet një politike miqësore me mjedisin duke stimuluar ekonomitë që respektojnë mjedisin dhe investojnë kapitale për të evituar shkatërrimin e tij. Pasuria dhe shumëllojshmëria ekologjike duhet ruajtur. Në Shqipëri duhet të zgjerohet dhe ashpërsohet mbrojtja e tokës së ujitur, pyjet, plazhet dhe shumë nga biotopet tjera.Varfërimi i mjedisit natyror dhe kërcënimi i llojeve duhet të ndalohet.

Ruajtja e florës e faunës dhe shumëllojshmëria e shtazëvë janë prioritet të politikave tona.

Ne duhet të ndyshojmë politikën në lidhje me mjedisin.

Ka ardhur koha për të pasur një zë të gjelbër politik përcaktues në vendimarrjet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe burimet natyrore. Ne duhet ta orientojmë ekonominë drejt një zhvillimi të gjelbër. Misioni i Të Gjelbërve është ti përgjigjen politikisht krizave ekologjike.
Ne dëshirojmë të kemi qytete të gjelbëruara, ku cilësia e jetës është e lartë.

7.  Për të mirën e fëmijëve.

Të gjithë fëmijët kanë të drejtë për një jetë me dashuri, respekt dhe pa u diskriminuar. Çdo fëmijë duhet parë dhe duhet të ketë mundësi të zhvillohet, duke pasur të gjitha kushtet që i nevojiten.
Cdo fëmijë ka të drejtë të gëzoj një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
Ne jemi për përfshirjen e konventën së fëmijëve të OKB në ligjin Shqiptar.

8.  Fuqizimi i Rinisë

Të rinjtë janë largpamës, inovatorë, inspirues të ndryshimit. Ata janë e ardhmja e Shqiprisë. Por tani vendi ynë nuk mund të sigurojë një perspektiv për shumë prej tyre. Ne duam që kjo të ndryshojë dhe të sigurohemi se të rinjtë do të përfitojnë nga një arsimim më i mirë, mundësi afatgjatë punësimi dhe një rol aktiv në shoqëri. Kriza ekonomike ka prekur të rinjtë më shumë se çdo grup tjetër. papunësia e të rinjve është rritur për gjatë viteve të fundit. Ne duam të përmirësohen mundësitë për punësim të të rinjve, si dhe rritur pjesëmarrjen e tyre në shoqëri. Ne duam të shtojmë investimet, sidomos në industritë e gjelbra për të krijuar më shumë vende pune, për të rinjtë. Ne gjithashtu do të vazhdojmë për të luftuar varfërinë e rinjve dhe do të ndërtojmë më shumë banesa sociale për të rinjtë në nevojë.Duke i kushtuar vëmendje të veçantë të rinjve tanë, ne gjithashtu duhet të nxjerrim në pah rëndësinë e solidaritetit midis brezave dhe të drejtën e gjithësecilit për të marrë pjesë në zhvillimin e shoqërisë tonë.Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre. Për këtë ne Të Gjelbërit, jemi për të ulur moshën e votimit në 16 vjeç, sepse ne besojmë se të rinjtë duhet të kenë fjalën e tyre në vendimet që i prekin atyre.

9.  Më shumë ushqim ekologjik

Ne duhet të forcojmë dhe promovojmë zhvillimin e tregjeve lokale që lidhin drejtëpërdrejt konsumatorin me prodhuesin. Ne do të mbështesim fermerët që dëshirojnë të investojnë në bujqësi ekologjike, si në aspektin e prodhimit ashtu dhe tregtimit të prodhimeve organike.Ne dëshirojmë heqjen e tvsh-s për ushqim ekologjik, dhe ta orientojmë bujqësinë Shqiptare në prodhimin ekologjik.

 Fushat Shqipëtare dhe tregjet e fruta-perimeva nuk duhet të përmbajnë prodhimet me gjene të modifikuara “OMGJ”. Ne jemi për një SHQIPËRI pa OMGJ.

10  Transport më i mirë kolektiv.

Transporti me autobus dhe tren duhet të përmirësohet në të gjithë vendin. Ne jemi për një politik transportesh që shikon nga e ardhmja. Ne dëshirojmë të investojmë në trafikun hekurudhor, tranvaj dhe metro të cilët do të përmirsojnë transortin publik në qytete dhe cilësinë e ajërit. Duhet të ketë një përmirësim të veçantë për transportin publik, veçnërisht në vëndbanimet të populluara. 
Ne dëshirojmë të kemi shërbim me orar më të zgjatur, tarifa/çmime të ulëta për transportin publik. Një qytet që bën jetë të mirë, ku gjen kënaqësi dhe ku fëmijët luajnë në rrugë, është ai qytet ku vetura është e rrallë. Biçikleta duhet konsideruar si nje mjet shumë efikas i transportit publik. Për këtë duhet krijuar infrastruktura e vejoshme duke i paisur rrugë e qyteteve me nje korsi të veçantë dhe të sigurtë për të.

11.  Për energji të rinovueshme.

Ne duhet të investojmë në zhvillimin e energjive të rinovueshme. E ardhmja i përket energjive të rinovueshme. Elektriciteti me origjinë nga era (eolike) dhe elektriciteti me origjinë diellore (fotovoltaike) duhet të jenë energjitë e së ardhmes. Shqipëria ka një pozicion të favorshëm gjeografik që krijon shanset për shfrytëzimin e energjisë diellore. Shanse të tilla janë intensiteti i lartë i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e këtij rrezatimi, temperatura dhe lagështia e ajrit, etj. Klima mesdhetare, me një dimër të butë dhe të lagët dhe verë të nxehtë dhe të thatë përcaktojnë një potencial energjetik të madh për shfrytëzimin e energjisë diellore. Energjia diellore është një burim energjie mjaft premtues për të ardhmen dhe përdorimi i saj është potencial, pasi është një burim natyror energjie i pashtershëm. Era garanton energji pa dëmtuar mjedisin dhe me një kosto të pranueshme. Kjo formë energjie është e leverdisshme si nga ana ekonomike ashtu edhe mjedisore. Kjo përbën arsyen që një pjesë më e madhe e energjisë së krijuar nga era të përfshihet në strukturën kombëtare të energjisë. Rezervat e erës të Shqipërisë janë të mëdha. Ne duam të hartojmë stategji dhe të caktojmë objektiva ambicioze për ta realizuar këtë trasformim për të prodhuar energji nga burimet e rinovueshme. Le të punojmë së bashku për ta vënë në jetë këtë projekt dhe për ta bërë vendin më të sigurtë për brezat e ardhshëm.

12.  Për një shëndet më të mire.

Kujdesi shëndetësor dhe ai mjekësor është një pjesë kryesore e mirëqënies.

Zhvillimi ekonomik dhe i mjeksisë sot ka bërë që njerëzit të jetojnë më gjatë, por, njëkohësisht sëmundjet e mirëqënies janë shtuar dhe faktorët e mjedisit luajnë një rol më të rëndësishëm. Kujdesi shëndetësor dhe ai mjekësor në të ardhmen duhet të ketë një përfshirje më të gjërë dhe një angazhim për t´i parandaluar sëmundjet.

Ne dëshirojmë të rrisim investimet për kujdesin shëndetësor dhe kujdesin parandalues. Është më mirë të parandalosh se të kurosh, kjo ka një kosto më të ulët. Ne duhet ta kthejmë modelin shëndetsor publik në një model Europian.
Kujdesi duhet të jetë i barabartë dhe të jetë afër qytetarëve. 
Mjekësia alternative dhe ajo shtesë, duhet të integrohet në kujdesin shëndetësor dhe atë mjekësor. Kujdesi shëndetësor publik duhet të jetë falas. Rimbusimi i barnave mjeksore për të gjithë atë shtresë që jeton në nivele të minimumit jetik duhet të përballohet nga shteti.

13. Për një shtet social.

Ne jemi për një shoqëri humane dhe mbrojtje sociale, që synon zhdukjen e varfërise, shtimin e vëndeve të punës, përmirësimin e shërbimeve të strehimit dhe ngritjen cilësore të jetës së qytetarëve. Çdo person ka të drejtën e edukimit të lirë, mbojtjes sociale, shërbim shëndetësor falas dhe një minimumi jetik të garantuar. Ne dëshirojmë ta përmirësojmë sigurimin social. Ne dëshirojmë të mbështesim qytetarët në nevojë. Të gjithë kanë të drejtën të gëzojne një minimum jetik.
Ne duam të hedhim themelet e solidaritetit në një Shqipëri më sociale. Ne duam të krijojmë standarde sociale bazë në lidhje me cilësinë e punës, pagave, shëndetit publik dhe pensioneve duke garantuar kështu një standard më të mirë jetese.

14.  Në mbrojtje të të drejtave të grave.

Ne besojmë se barazia gjinore duhet të jetë në qendër të zhvillimi të shoqërisë sonë. Kriza e sotme ekonomike ka prekur gjininë femërore më shumë se çdo grup tjetër. Ato sot përballen me paga më të ulëta për të njëjtën punë si burrat dhe shpesh janë më të neglizhura për t’i promovuar. Ne nuk duam që të ekzistojë ky diskriminim. Ne duam të shikojmë realizimin e barazisë gjinore në çdo fushë të jetës si në aspektin lokal dhe qëndror. Ne duam të përmirësojmë legjislacionin në këtë drejtim duke motivuar barazinë gjinore dhe në politikë. Duhet të kemi aksione pozitive për pjesëmarrjen e gruas në fusha publike dhe private derisa të dy sekset të arrijnë barazinë.
 

 15. Mirëqënie në Komunitet

Qytetarët kanë të drejtë të jetojnë në një qytet ku mbizotëron solidariteti dhe drejtësia sociale. Partia e Gjelbër po punon për të rritur cilësinë e jetës në komunitet duke kërkuar rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe garantuar një mbrojtje sociale për familjet në nevojë. Një qytet me shkolla dhe kopshte të mira, me qendra sociale për kujdesin e njerëzve në nevojë dhe moshën e tretë, me qendra shëndetësore cilësore, me tregje ushqimore të garantuara, me ajër të pastër me lulishte dhe parqe të gjelbra, e bën jetën e qytetarëve më cilësore.

Ky manifest është thirrja jonë për një Shqipëri të re, të gjelbër, demokratike dhe sociale. Ne besojmë se koha për ndryshim ka ardhur.
Të Gjelbrit janë të gatshëm të udhëheqin tranzicionin drejt një të ardhmeje ku mjedisi, ekonomia dhe drejtësia shoqërore janë në harmoni.
Është koha që Shqipëria të bëhet shembull i gjallë i një kombi që zgjedh të jetë pjesë e së ardhmes së gjelbër europiane