10 New Pure White Background Hd FULL HD 1080p For PC Background (11)

Bashkohuni me të Gjelbrit!

Ndryshimi nuk vjen duke pritur, por duke u bashkuar.

Ne besojmë se mbrojtja e mjedisit nuk është thjesht një dëshirë, por një detyrim për secilin prej nesh.
Të veprojmë së bashku për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore!

Ne sot kemi një komunitet të gjelbër i cili po kontribuon realisht duke ndërmarrë një sërë aksionesh konkrete për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për çështjet mjedisore dhe zhvillimin e politikave të gjelbra.

 Të  Gjelbrit e Shqipërisë si pjesë e familjes së gjelbër Europiane, kërkon përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve për programin e saj.

Ne dëshirojmë që e ardhmja të jetë “Një Shqipëri e Gjelbër” me ajër, ujë të pastër dhe e pasur me burime natyrore.

Asgjë nuk është e pamundur. Ne mundemi nëse duam.

Bashkohuni me ne!

Bashkërisht mund të realizojmë atë që të tjerët thonë se është e pamundur: Një Shqipëri të Gjelbër!

Bashkohuni me ne në web dhe rrjete sociale