TË GJELBRIT

                          PROGRAMI POLITIK

Solidaritet, Drejtësi, Qëndrueshmëri.

          PROGRAMI

Hyrje

PJESA  I

PARIMET  DREJTUESE

1.1  Përgjegjesi për mjedisin

1.2  Liria

Autonomia Individuale

Demokracia Përfshirëse

1.3  Zgjerimi i Drejtësisë

Drejtësia sociale

Barazia gjinore

Drejtësi midis brezave.

Drejtësi globale.

1.4  Divesirteti

1.5  Jo – dhunës

1.6  Zhvillim i Qëndrueshëm

Pjesa  II 

EKONOMIA E GJELBËR

2.1  Industria e Gjelbër

2.2 Transportet

Energjia

Ndryshimet klimaterike

Energjia e Gjelbër

2.4  Siguria Ushqimore

Bujqësia

Peshkimi

Mbrojtja e konsumatorit

Turizmi

Pjesa  III

POLITIKAT SOCIALE

3.1 Punësimi

Punësim afatëgjatë

3.2 Strehimi

3.3  Shëndeti

3.4 Edukimi

3.5 Fuqizimi i Rinisë

3.6 Barazia Gjinore 

3.7 Një pleqëri e sigurtë

3.8 Kafshët dhe Natyra

Të drejtat e kafshëve

Pjesa IV.

VLERAT KOMBËTARE

HYRJE

Të Gjelbrit është një parti e cila udhëhiqet nga mendime, ide dhe vlera bazuar në politikën e gjelbër. Ajo ka nje vision të qartë për të ardhmen. Duke menduar globalisht e vepruar lokalisht duam që gjurmët që lëm pas të jenë mirëqënia dhe ekozhvillimi.

Vizioni i Partisë së Gjelbër është për një shoqëri të qëndrueshme ekologjike dhe sociale ku bashkohen ndërgjegjshmëria, solidariteti dhe liria.

Të Gjelbrit është një lëvizje që princip të politikës së saj ka një zhvillim të qëndrueshëm në që respekton të drejtat e Njeriut, lirinë, drejtësinë, barazinë, demokracinë, paqen dhe ngre bazat e përgjegjësisë për mjedisin.

Të Gjelbrit është partia që kërkon rrugë të reja zhvillimi.

Në këtë program të partisë sonë, ne kemi pasqyruar përshkrimin e realitetit, vizionet dhe rrugët për të ardhmen që kërkojnë vullnet për ndryshime, përmirësime dhe progres.

Të gjitha idetë e reja ndeshen me mendimin që kjo është e pamundur dhe e parealizueshme dhe ka shumë njerëz që e pohojnë këtë.
Ne themi: Asgjë nuk është e pamundur. Ne mundemi nëse duam.

Bashkërisht mund të realizojmë atë që të tjerët thonë se është e pamundur.

Pjesa I

PARIMET  DREJTUESE

1.1  Përgjegjesi për Mjedisin

Mbrojtja e mjedisit dhe burimeve natyrore është pjesë e përgjegjësive politike e Partisë së Gjelbër. Ne duhet të reagojmë duke vepruar konkretisht ndaj ndryshimeve klimaterike, ngrohjes globale , reduktimin e CO2  dhe shkatërimin të mjedisit. Ne mbështetim fort nevojën për të jetuar me mjetet tona ekologjike. Ne duhet të ruajmë mjedisin, të kujdesemi për mosshaktërimin dhe përdorimin me kujdes të  burimet natyrore të vendit. Edhe pse ekziston një preokupim i deklaruar për problemet mjedisore dhe shaktërimin e burimeve natyrore  nuk vihet re asnjë shenjë ndryshimi. Dëshira për tu pasuruar sa me shpejtë, po kontribun në varfërinë e vazhdueshme të pjesës më të madhe të burimeve natyrore në vend duke shkaktuar një degradim të madh të mjedisit. Nuk ka asnjë program politik serioz që të kërkojë ndërhyrjen për zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe për të ndaluar shkatërrimin e burimeve jo të ripërtëritshme të vendit.

Proçeset e natyrës janë të kërcënuara nga aktiviteti njerëzor. Për ta parandaluar këtë fenomen, Të Gjelbrit mendonë se duhet ndalur varfërimi i burimeve natyrore të vendit duke stimuluar ekonomitë që respektojnë mjedisin dhe investojnë kapitale për të evituar shkatërrimin e tij. Ne kërkojmë që politikat ekonomike dhe tregtare të shërbejnë për objektivat sociale dhe mjedisore, jo vetëm si tregues ekonomik të rritjes së prodhimit. Përgjigja jonë është zhvillimi i qëndrueshëm, i cili integron objektivat mjedisore, sociale dhe ekonomike për të mirën e përgjithshme. Zhvillimi i qëndrueshëm  ekonomik i vendit kërkon që vendimet dhe veprimet duhet të ndërmerren duke ndjekur sistematikisht një politikë paqësore mjedisore në dobi të ruajtjes së burimeve natyrore.

Secili ka të drejtë të jetojë në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

Gjithkush ka përgjegjësinë të mbrojë dhe të rregullojë mjedisin për të mirën e të tashmes dhe të ardhmes për brezat që do vijnë . Çdo person ka të drejtë të kundërshtojë kur konstaton shkatërrime të mjedisit.

Në mënyrë specifike përsa i përket energjisë nukleare, Të Gjelbrit janë për një Shqipëri  pa pranin e energjisë nukleare për vet dëmet që ajo sjell të sotmen  dhe për brezat e ardhshëm. Prioritet i yni do te jete zhvillimi i energjisë së rinovueshme.

1.2 Liria

Autonomia Individuale

Vizioni ynë është një Shqipëri që siguron liritë individuale, të drejtat dhe jetën private të qytetarëve të saj. Ne duam të sigurohemi se liria, demokracia dhe barazia do të jenë themelet e shtetit tonë të së drejtës. Ne duam një shoqëri pluraliste, gjithëpërfshirëse dhe tolerante. Ne duam një shoqëri jo diskriminuese ku zëri i të gjithë qytetarëve të dëgjohet dhe të vlerësohet. Të drejtat e njeriut janë të drejta themelore, të vlefshme për të gjithë qytetarët, pa diskriminim mbi bazë race, mundësie, orientimi seksual, besimi fetar, moshe, origjine kombëtare apo etnike.Të gjithë qytetarët duhet të kenë të drejtë të bëjnë zgjedhjen e tyre, të shprehin vetveten në mënyrë të lirë dhe t’i japin formën që duan jetës së tyre personale pa u ndikuar negativisht nga mendime të të tjerëve.

Demokracia Përfshirëse

Të Gjelbrit është për demokracinë parlamentare, sistemin e pluralizmit autonomin e pushtetit vendor, për një sistem gjyqësor të pamvarur, për një rend dhe qetësi të garantuar, për një shtet në shërbim të qytetarëve që të mbrojë dhe sigurojë të drejtat e liritë e  tyre.  Interesave të minoritarëve duhet t’u jepet vëmendja dhe kujdesi i duhur. Ne Të Gjelbërit,e konsiderojmë demokracinë si vlerën themelore të një shoqërie të përparuar. Ajo është garancia e popullit për të ndërtuar të ardhmen e tij, nëpërmjet delegimit të vullnetit të tij të lirë tek institucionet e dala nga vota e lirë. Proçesi politik i vendimarrjes duhet të jetë demokratik, përfshirës, transparent dhe plotësisht i pranueshëm dhe të jepet në mënyrë të kuptueshme për njerëzit e thjeshtë. Duhet të rritet influenca e popullit mbi vendimet që kontrollojnë jetën e tyre. Zhvillimi i qëndrueshëm ka nevojë për pjesëmarrjen dhe marrjen e përgjegjësive të të gjithë njerëzëve dhe gjithashtu kërkohet një ndarje e drejtë e të mirave materiale. Ne duhet të kemi një shoqëri demokratike të decentralizuar me institucionet tona politike, ekonomike dhe shoqërore me pushtet në shkallë  më të vogël  dhe më efiçent. Ne do të forcojmë Demokracinë e drejtpërdrejtë. Demokracia duhet të inkurajohet në të gjitha nivelet e shoqërisë.

1.3  Zgjerimi i Drejtësisë

Politikat e Gjelbëra janë bazuar në principet e drejtësisë. Të Gjelbrit është për drejtësi sociale, për të drejtat e barabarta për gratë, për drejtësi midis brezave dhe për drejtësi globale.

Drejtësia sociale

Ne Te Gjelbërit jemi për një shpërndarje të drejtë të të mirave material dhe shërbimeve .Të gjithë qytetarët duhet të kenë akses në burimet jetësore dhe sociale. Një akses i drejtë duhet të mbrohet përballë jo drejtësisë sociale egzistuese, dhe ka nevojë të mbrohet institucionalisht. Çdo person ka të drejtën e edukimit të lirë, mbojtjes sociale, shërbim shëndetësor falas dhe një minimumi jetik të garantuar. Ne duam të krijojmë standarde sociale bazë në lidhje me cilësinë e punës, pagave, shëndetit publik dhe pensioneve duke garantuar kështu një standard më të mirë jetese. Ne duhet të forcojmë pjesëmarrjen demokratike e cila garanton gjithpërfshirjen duke mundësuar kondributin e qytetarëve në zhvillimin e shoqërisë..

Barazia gjinore.

Drejtësia është gjithashtu një e drejtë gjinore. Ne besojmë se barazia gjinore duhet të jetë në qendër të zhvillimi të shoqërisë sonë. Kriza e sotme ekonomike ka prekur gjininë femërore më shumë se çdo grup tjetër. Ato sot përballen me paga më të ulëta për të njëjtën punë si burrat dhe shpesh janë më të neglizhura për t’i promovuar. Ne nuk duam që të ekzistojë ky diskriminim. Ne duam të shikojmë realizimin e barazisë gjinore në çdo fushë të jetës si në aspektin lokal dhe qëndror. Ne duam të përmirësojmë legjislacionin në këtë drejtim duke motivuar barazinë gjinore dhe në politikë.

Drejtësi midis brezave. 

Sot, e ardhmja e fëmijëve tanë është në rrezik. Drejtësi ndërmjet brezave do të thotë një obligim për brezat më të vjetër për t’i dhënë në dorëzim trashëgiminë ambjentale, sociale dhe kulturore më të rinjëve në një mënyrë të qëndrueshme. Ajo gjithashtu përfshin një obligim për brezat më të rinj për t’u kujdesur për brezat më të vjetër të popullatës. Ajo duhet të sigurojë që të gjithë brezat mund të marrin pjesë plotësisht në shoqëri.

Drejtësi Globale. 

Lufta për të drejtat e njeriut, për demokraci, drejtësi si dhe një politikë të qëndrueshme mjedisore nuk na përket vetëm ne në Shqipëri. Zhvillimi mbarëbotëror i qëndrueshëm dhe të drejtat universale të njeriut janë në qëndër të vëmëndjes për plotësimin e konceptit tonë mbi drejtësinë globale. Drejtësia kërkon solidaritet, mosdiskriminimin dhe përfshirjen e qytetarëve. Ne angazhohemi për një rend të drejtë në botë, për një botë më të sigurtë ku demokracia dhe zhvillimi i qëndrueshëm të jenë kushtet e një të ardhmje të përbashkët, të hapur dhe bujare.

1.4  Divesirteti

Shoqëria, civilizimi dhe kultura janë zhvilluar nëpërmjet diversitetit. Diversiteti rrit bashshkëveprimin ndërmjet organizatave dhe grupeve  sa herë  që ato përballen me ndryshime të papritura. Ai është një masë paraprake kundër intolerancës, ekstremizmit dhe totalitarizmit.  Diversiteti human ka një sërë dimensionesh : gjinore, sociale, kulturale, shpirtërore, filozofike, fetare, gjuhësore, ekonomike, etnike, seksuale, rajonale. Kjo mund të shprehet prej individëve ose prej grupeve sociale.Ne duhet madje të mbrojmë diversitetin në opinione dhe sa në orientime politike po aq në ato ideologjike. Diversiteti duhet mbrojtur në ato momente që rrezikohet dhe ka nevojë për mirëkuptim reciprok  dhe respekt, dhe sa herë të jetë e nevojshme, mbrojtje aktive.

1.5  Jo – dhunës

Në themel të filozofisë së gjelbër dhe qasjesjeve për zgjidhjen e problemeve të ndryshme qëndrojnë  format kundër dhunës. Dhuna nuk është vetëm fizike. Ka dhe forma të tjera të dhunës si pasoj e veprimeve dhe akteve  njerëzore dhe të strukturat ekonomike që me veprimtarinë e tyre mund të privojnë  të tjerët duke shkaktuar kështu një padrejtësi sociale.Të Gjelbrit janë kundër  përdorimit të çdo forme dhumë duke inkurajuar dialogun, mirëkuptimin dhe bashkevëprimin në ndërtimin e një shoqërie të paqtë.

1.6    Zhvillim i Qëndrueshëm.

Vlera të tilla si përgjegjësia mjedisore, ajo e drejtësisë, lirisë, diversitetit dhe paqes, për Partinë e Gjelbër janë çështje të cilat përkrahen dhe mbrohen edhe nga familjet e tjera politike. Por ajo çfarë na përkufizon dhe dallon ne Të Gjelbrit, është se ne i konsiderojmë këto vlera si të ndërvarura nga njëra tjetra dhe si të pandara. Si një e tërë, ato përkufizojnë të gjitha veprimet tona drejt një zhvillimi të qëndrueshëm social, kulturor, mjedisor dhe ekonomik të shoqërisë tonë. Ky është dallimi ndërmjet Partisë së Gjelbër dhe Partive të tjera politike në lidhje më zhvillimin e qëndrueshëm. Nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm të mjedisit pa patur njëkohësisht dhe një zhvillim të tillë në fushën sociale dhe ekonomike si dhe anasjelltas. Ne dëshirojmë të kemi një zhvillim afatgjatë e të qëndrueshëm, që nuk ndërtohet mbi shfrytëzimin e pamëshirshëm të burimeve natyrore si dhe mbi shkatërrimin e mjedisit. Synimi kryesor i tij duhet të jetë që t´i plotësojë nevojat e njerëzve, njëkohësisht të krijojë kushte të mira jetese për brezat e ardhshëm. Përgjegjësia jonë politike për të sotmen dhe të ardhmen është ndërtimi i një Shqipërie të Gjelbër ku prioritet i saj të jetë modeli i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor

Pjesa e II

                             EKONOMIA E GJELBËR

Përgjigja jonë ndaj krizës është një strategji e transformimit ekonomik në një model që bazohet tek qëndrueshmëria . Kriza na ka treguar edhe një herë se modeli ekonomik i bazuar në një vizion të ngushtë të rritjes ekonomike ka dështuar. Ne duam të ndryshojmë ekonominë tonë, në mënyrë që t’i shërbej njerëzve, vendit dhe brezave të ardhshëm. Një ekonomi e Gjelbër i përgjigjet më së miri sfidave të sotme dhe të ardhmes.  Përparimin ekonomik të vendit, Të Gjelbrit e shohin nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm në harmoni me mjedisin. Qëndrueshmëria nuk do të jetë e mundur për sa kohë do të ekzistojë varfëria dhe populli të jetojë në një pasiguri materiale. Ne besojmë në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik. Zhvillimi i ekonomisë duhet të shkojë në drejtim të duhur, drejtë përdorimit të teknollogjive të reja, larg nga burimet fosile dhe shpërdorimit të tepruar të burimeve natyre si dhe shkatërrimit të mjedisit. Shtylla e ekonomisë së gjelbër bazohet te forca krijuese e njerëzve si dhe angazhimi i tyre. Ne dëshirojmë të fuqizojmë prodhimet dhe tregjet lokale. Zhvillimi i ekonomisë lokale dhe rajonale do të sjelli zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Ne dëshirojmë që politika ekonomike të ndërtohet mbi principin e drejtësisë dhe të jetë e qëndrueshme  në aspektin social dhe mjedisor.

2.1  Industria e Gjelbër

Zhvillimi i industries së gjelbër merrë një rëndësi të vecantë në kushtet e një krize të ekonomisë globale. Në vendin tonë është bërë pak në këtë drejtim . Të Gjelbërit janë për zhvillimin e këtij sektori si një nga prioritet i politikave qeverisëse. Zhvillimi i kësaj industrie do të sjell dhe zhvillimin e sektoreve të tjerë të vendit.  Zhvillimi i industrisë së riciklimit, i përpunimeve të produkteve ekologjike ,energjive  të gjelbra si dhe tektollogjive të gjelbra do të sillnin jo vetem një zhvillim  dhe rritje ekonomike të qendrueshme, por dhe uljen në mënyre të dukshme të papunësisë . Zhvillimi strategjik i një ekonomie dhe industrie të gjelbër do të ishin një garanci për të ardhmen.

2.2 Transportet

Transporti me autobus dhe tren duhet të përmirësohet në të gjithë vendin. Ne jemi për një politik transportesh që shikon nga e ardhmja. Ne dëshirojmë të investojmë në trafikun hekurudhor, tranvaj dhe metro të cilët do të përmirsojnë transortin publik në qytete dhe cilësinë e ajërit. Duhet të ketë një përmirësim të veçantë për transportin publik, veçnërisht në vëndbanimet të populluara.  Ne dëshirojmë të kemi shërbim me orar më të zgjatur, tarifa/çmime të ulëta për transportin publik. Një qytet që bën jetë të mirë, ku gjen kënaqësi dhe ku fëmijët luajnë në rrugë, është ai qytet ku vetura është e rrallë. Qytetet pa makina, tatimi i karburanteve dhe zbatimin e taksave për mjetet e transportit që ndotin ambientin, duhet të jenë rregulla. Biçikleta duhet konsideruar si nje mjet shumë efikas i transportit publik. Për këtë duhet krijuar infrastruktura e vejoshme duke i paisur rrugë e qyteteve me nje korsi të veçantë dhe të sigurtë për të.

2.3 Energjia

Nëse flitet për naftë apo gaz, kërcënimi nuk është vetëm shterimi për sa i përket burimeve, por është gjithashtu rreziku i ndryshimeve klimatike globale si shkak i shtimit të efektit serë. Nëse do të pritet për rrezikun , të jemi të sigurt që do të jetë shumë vonë për të shmangur ngrohjen globale. Modeli i zhvillimit i krijuar mbi përdorimin gjithmonë në rritje të rezervave energjetike, është një ekonomi e uljes së një kapitali natyror, të brezave të ardhshëm.  Ai është i destinuar të mbarojë.

Të Gjelbrit janë për një politike moderne, duke zhvilluar me prioritet energjitë e rinovueshme, si dhe në të njëjtën kohë ushtrimin e kontrollit për ekonomizimin e energjisë.

Ndryshimet klimaterike

Mrojtja e planetit është një vlerë thelbësore e gjelbër. Mënyra se si ne aktualisht konsumojmë dhe prodhojmë energji po ndryshon klimën tonë globale dhe po e rrezikon planetin për gjeneratat e ardhshme. Ne si Të Gjelbër jemi të angazhuar për të ndryshuar mënyrën e prodhimit të energjisë drejt një energjie alternative të qëndrueshme dhe miqësore me klimën. Ne duam t’i japim fund varësisë sonë nga lëndët djegëse fosile dhe prodhimit të energjisë bërthamore, të cilat janë të rrezikshme. Ndryshimet klimaterike dhe ngrohja globale krahas problemeve që po shkaktojnë në botën globale po prekin edhe vendin tonë. Ndryshimet klimatike në vend pritet të shoqërohen me rritje të temperaturës, ulje të sasisë së reshjeve dhe rritje të nivelit të deteve, duke ndikuar kështu negativisht në sektorë të ndryshëm të jetës në vend. Ne na duhet një strategji kombëtare e adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike. Për ne si Të Gjelbër, krahas masave ekologjike, një rëndësi të veçantë luan zvoglimi i emetimeve të karbonit dhe trasformimi i sektorit të prodhimit të energjisë drejt energjisë së gjelbër.

Energjia e Gjelbër

E ardhmja i përket energjive të rinovueshme. Elektriciteti me origjinë nga era (eolike) dhe elektriciteti me origjinë diellore (fotovoltaike) duhet të jenë energjitë e së ardhmes. Shqipëria ka një pozicion të favorshëm gjeografik që krijon shanset për shfrytëzimin e energjisë diellore. Shanse të tilla janë intensiteti i lartë i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e këtij rrezatimi, temperatura dhe lagështia e ajrit, etj. Klima mesdhetare, me një dimër të butë dhe të lagët dhe verë të nxehtë dhe të thatë përcaktojnë një potencial energjetik të madh për shfrytëzimin e energjisë diellore. Energjia diellore është një burim energjie mjaft premtues për të ardhmen dhe përdorimi i saj është potencial, pasi është një burim natyror energjie i pashtershëm. Era garanton energji pa dëmtuar mjedisin dhe me një kosto të pranueshme. Kjo formë energjie është e leverdisshme si nga ana ekonomike ashtu edhe mjedisore. Kjo përbën arsyen që një pjesë më e madhe e energjisë së krijuar nga era të përfshihet në strukturën kombëtare të energjisë. Rezervat e erës të Shqipërisë janë të mëdha. Ne duam të hartojmë stategji dhe të caktojmë objektiva ambicioze për ta realizuar këtë trasformim për të prodhuar energji nga burimet e rinovueshme. Le të punojmë së bashku për ta vënë në jetë këtë projekt dhe për ta bërë vendin më të sigurtë për brezat e ardhshëm.

2.4 Siguria ushqimore

Objektivi ynë është për sigurimin e ushqimeve të shëndetshme dhe cilësore. Popullsia në mbarë vendin ka mundësi të gëzojë një produkt lokal, pra një ushqim të sigurtë, të shëndetshëm dhe të shijshëm. Ne dëshirojmë të kemi ushqime organike, bio të cilësisë së lartë. Prodhimi i ushqimeve cilësore sot është i përballueshëm për popullsinë vendase, duke arritur zhvillimin e një bujqësie organike dhe të qëndrueshme .

Bujqësia

Përkrahja e bujqësisë sot është një çështje shumë e rëndësishme. Ky është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit. Ne duhet të punojmë për riorganizimin e këtij sektori sipas një strategjie afatëgjatë bazuar në modelet perëndimore për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme. Ne do të nxisim dhe inkurajojmë që sektori i bujqësisë të përdorë sa më pak pesticidet, plehrat kimike dhe hormonet që përshpejtojnë procesin natyral. Çmimi i produkteve duhet të reflektojë koston ambientale dhe shoqërore të prodhimit ushqimor, sepse fermerët duhet të kujden për natyrën. Ne do të mbështesim fermerët që dëshirojnë të investojnë në bujqësi ekologjike, si në aspektin e prodhimit ashtu dhe tregtimit të prodhimeve organike. Ne dëshirojmë heqjen e tatimeve për ushqim ekologjik, dhe ta orientojmë bujqësinë Shqiptare drejt prodhimit ekologjik. Fushat Shqipëtare dhe tregjet e fruta-perimeva nuk duhet të përmbajnë prodhimet me gjene të modifikuara “OMGJ”. Ne jemi për një SHQIPËRI pa OMGJ.

Peshkimi

Ne duam një politikë të qëndrueshme për peshkimin. Ne sot po humbasim me shpejtësi të gjitha rezervat e peshkut nga shfrytëzimi mbi normën vjetore. Është koha për ta menaxhuar këtë situatë. Ne duam të ndërtojmë stategji afatëgjatë të politikave të peshkimit pasi vetëm kështu ne do të ruajmë këtë burim me vlera të larta ushqimore. Ne duhet të mbështesim krijimin e njësive të rritjes dhe tregtimit të peshkut sipas standardeve evropiane. 

Mbrojtja e konsumatorit

Ne duhet të forcojmë dhe promovojmë zhvillimin e tregjeve lokale që lidhin drejtëpërdrejt konsumatorin me prodhuesin. Ne duam të vazhdojmë punën për të rritur përkrahjen dhe mbështetjen ndaj bujqësisë organike si një garanci për konsumatorët. Të gjitha ushqimet duhet të kontrollohen dhe t’i bëhen analizat përpara se të dalin në tregje. Të gjithë duhen garantuar për artikuj ushqimorë të cilësisë së lartë dhe të pastër nga substanca helmuese. Të gjithë artikujt ushqimorë të pajisen me deklarim të qartë rreth përmbajtjes së tyre, ku çdo pjesë përbërëse të deklarohet. Mbrojtja e konsumatorëve është pjesë kryesore e politikave të gjelbra. Le të punojmë së bashku për një Shqipëri që prodhon ushqim të shëndetshëm jo vetëm për qytetarët e saj por dhe më gjerë.

2.6.  Turizmi

Zhvillimi i Turizmit në pëgjithësi dhe veçanërisht i Ekoturizmit shikohet si një prioritet i Partisë së Gjelbër për vetë kushtet e favorshme që ka vendi ynë. Për zhvillimin e këtij sektori duhet një trategji afategjatë dhe e qëndrueshme. Zhvillimi i këtij sektori do të sillte të ardhura të konsiderueshme në ekonominë e vendit por dhe zhvillimin e një sërë sektoresh të tjerë si, bujqesia organike, industria e gjelbër,transporti ekologjik,energjite e gjelbëra, etj. Nga ana tjeter do të krijonte dhe një sërë vende pune të reja dhe të sigurta.

Pjesa III

                      POLITIKAT SOCIALE

Të Gjelbrit insistojnë në prezantimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të sigurisë sociale, i cili mbulon nevojat bazë të të gjithë njerëzve .Të Gjelbërit janë për një shoqëri humane dhe mbrojtje sociale, që synon zhdukjen e varfërisë, shtimin e vëndeve të punës, përmirësimin e shërbimeve të strehimit dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. Të Gjelbrit mbështetin rritjen e rolit të sigurimeve shoqërore dhe të shërbimit shëndetësor duke përkrahur një politike shëndetësore masive.  Të Gjelbërit mbështetin mbështesë shtresat në nevojë dhe sigurimin e një niveli minimum të ardhurash për çdo qytetar nëpërmjet skemës së asistencës sociale.Çdo njëri ka të drejtën e një minimum jetik të garantuar.Çdo njeri gëzon të drejtën e punës së paguar. Çdo njeri ka të drejtë të refuzojë punën individuale e cila është e dëmshme për shëndetit dhe ambientin. Të Gjelbrit do të kërkojnë që shoqëria të mbështesë të papunët, të rinjtë dhe të pamundurit përmes politikave sociale duke garantuar një siguri bazë. Botëkuptimi ynë themelor është se të gjithë njerëzit kanë vlerë të njëjtë dhe se të gjithë njerëzve t’u garantohet mundësia për një jete dinjitoze.

3.1 Punësimi

Papunësia po merr përmasa galopante në raport me numërin e popullësisë aktive. Hapja e vendeve të reja të punës është e domosdoshme për të shmangur varfërinë. Duhet rivënë ekonomia në shërbim të njerëzimit. Ne duhet ta orientojmë zhvillimin e vendit drejtë një ekomomie të qëndrueshme në të gjitha fushat. Për këtë kërkohet një strategji e re dhe afatgjatë zhvillimi e cila do të mundësonte dhe krijimin e vendeve te reja të punës si në sektorin publik dhe privat. Zhvillimi i sektorëve të ndyshëm si : bujqësisë, turizmit, energjisë së rinovueshme, teknollogjive të Gjelbëra etj, do te garantonte vende të reja pune të qëndrueshme.

Një formë tjetër për të krijuar më shumë vende pune është dhe aplikimi i stimulimet.Kjo mund të arrihet duke inkurajuar shkurtimin e kohës së punës. Të punojmë më pak për të punuar të gjithë. Një shpërndarje e punës duhet të ndikojë në shpërndarjen e përfitimeve nga puna dhe reduktimin e pakënaqësive.

 Punësimi gjithashtu duhet stimuluar nga ulja e taksave të punës. Duhet absolutisht të krijohet një sistem që do të lejojë mbështetjen dhe konsolidimin afatgjatë të sektorit të punës. Të Gjelbërit janë për krijimin e të gjitha kushteve për të punësuar dhe integruar invalidët dhe të pamundurit në shoqërinë tonë.

Punësim afatëgjatë

Ne duam ta kthejmë ekonominë e vendit në një ekonomi të Gjelbër duke krijuar punësim afatgjatë dhe të sigurtë. Një ekonomi e gjelbër do të ofrojë mundësi më të mira punësimi në sektorin e energjive të rinovueshme, teknologjive të gjelbra, industrisë së gjelbër, bujqësisë dhe eko-turizmit. Zhvillimi strategjik i një ekonomie dhe industrie të gjelbër do të ishin një garanci për të ardhmen pasi do të sillnin një zhvillim të qëndrueshëm në të gjithë sektorët

3.2 Strehimi

Një çati është një e drejtë. Çdo vit shtrohet problemi i shtëpive. Shoqëria mund dhe duhet të japë mjetet për të ndërtuar ndërtesa të destinuara për të strehuar në mënyrë të qëndrueshme popullësinë. Kërkesa për banesa të lira është një përgjigje urgjente dh e nevojshme. Duhen zbatuar një politikë ambicioze për banimin social .Të Gjelbrit janë për ngritjen e basesave sociale, ku shteti të marrë përsipër ngritjen e tyre ose kreditimin afatgjatë me interesa të ulta.

3.3  Shëndeti.

Kujdesi shëndetësor dhe ai mjekësor është pjesë kryesore e mirëqënies.

Kujdesi ynë i financuar bashkërisht, nuk duhet të jetë një ide biznesi, por duhet të funksionojë mirë dhe të jetë një institucion i drejtë pa interes fitimi. Kjo do të thotë që i gjithë kujdesi mjekësor, duhet të jetë publik dhe falas. Ne kemi qëndrim pozitiv për inisiativa private , si alternativa të ndryshme menaxhimi. Në këtë mënyrë rriten mundësitë e pacientit për të zgjedhur. Zhvillimi ekonomik dhe shëndetësor sot ka bërë që njerëzit të jetojnë më gjatë, por, njëkohësisht sëmundjet e mirëqënies janë shtuar dhe faktorët e mjedisit luajnë një rol më të rëndësishëm. Kujdesi shëndetësor dhe ai mjekësor në të ardhmen duhet të ketë një përfshirje më të gjërë dhe një angazhim për t´i parandaluar sëmundjet. Ne duhet të kujdesemi për një mjedis të përmirësuar të punës, zvogëlimin e konsumimit të duhanit, alkoolit dhe drogës, si dhe për një jetë me më pak stres, por edhe ndryshim të shprehive të ushqyerit dhe të ushtruarit të lëvizjes fizike.

Ne dëshirojmë që kujdesi mjekësor të jetë afër njerëzve. Kujdesi shëndetësor në afërsi, si mjekimi i planifikuar , ashtu edhe ai urgjent, duhet të ndërtohet mbi bazat e sigurisë dhe dispozicionit. Është me rëndësi që të ketë për të gjithë në shoqëri një kujdes të mirë dentar, jo vetëm për ata që kanë mundësi financiare të paguajnë vetë. Sot lind dhe vdes ne spital. Por jeta nuk është sëmundje. Të Gjelbërit janë për marrjen e një sërë masash paraprake për parandalimin e faktorëve që na detyrojnë të sëmuremi , që kanë lidhje me ndotjen e ambientit , ajrit, ujit dhe tokës.

Është më mirë të parandalosh se sa të shërosh, pasi kjo ka edhe kostot e saj sociale.

Prodhimi industrial, sjelljet e qytetarëve, përdorimi i automjeteve, shkarkimi i ujërave, përdorimi i prodhimeve të caktuara dhe shumë situata të tjera përcaktojnë efekte të rënda herë-herë të pakthyeshme mbi ambientin dhe më pas mbi shëndetin. Për këtë arsye është e nevojshme të kujdesemi për mjedisin duke shmangur nivelet e larta të ndotëjes si dhe shkatërimin e burimeve natyrore.

Për ne , Të Gjelbrit është e pa pranueshme që ambienti të jetë shkaktari një sërë sëmundjesh. Abuzimi me drogat legale (alkol, duhan) është shkaku i parë i sëmundjeve.Për sa i përket drogave të palejueshme, shumëfishimi i ndjekjeve dhe rëndimi i dhimbjeve nuk kanë ndryshuar asgjë. Ne mendojmë se shtetit duhet ta marrë përsipër dhe ta përballojë këtë problem të shëndetit publik qoftë dhe duke përmirësuar legjislacionoin. Qoftë për drogat legale, qoftë për ilegalet, parandalimi është më i preferuar. Pra duhen luftuar shkaqet që janë papunësia, vetmia apo jetesa e keqe, produkte të shoqërisë sonë në të cilën konkurrenca dhe përfitimi janë glorifikuar në dëm të vlerave të solidaritetit dhe vëllazërimit.

 Edukimi

Ne mendojmë se shkolla duhet të jetë një vend për të gjithë, ku fëmijët dhe rinia që vijnë nga kushte dhe kultura të ndyshme edukohen të jetojnë bashkë duke e respektuar njëri tjetrin. Të Gjelbrit janë për një politikë arsimore përparimtare dhe të hapur ku të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme të kenë të drejtë të vazhdojnë shollën e lartë.Të gjithë të kenë të drejtë të mbarojnë shkollën e mesme të përgjithshme pamvarësisht nga mosha që kanë.Të gjithë studentët apo nxënësit që kanë lënë përgjysmë studimet të kenë të drejtë t’i vazhdojnë ato në një kohë tjetër pamvarësisht nga mosha e tyre. Ne jemi për një sistem me pagesë që i lejon secilit për të patur një ose më shumë diploma, duke u rikthyer në shkollë gjatë gjithë jetës nëse ai e dëshiron këtë. Ne duam demokratizimin e jetës liceiste dhe studentore nëpërmjet njohjes së shoqatave dhe sindikatave të tyre.

Ne mbështesim forcimin e arsimit profesional. Ne duamti krijojmë kushte shkollave tona për shkollimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Ne duam modernizimin e sistemin arsimor sipas modeleve më të mira Europiane. Shkolla duhet të jetë baza e dijeve e formimit shoqëror dhe e kërkimit shkencor.

Fuqizimi i Rinisë

Të rinjtë janë largpamës, inovatorë, inspirues të ndryshimit. Ata janë e ardhmja e Shqiprisë. Por tani vendi ynë nuk mund të sigurojë një perspektiv për shumë prej tyre. Ne duam që kjo të ndryshojë dhe të sigurohemi se të rinjtë do të përfitojnë nga një arsimim më i mirë, mundësi afatgjatë punësimi dhe një rol aktiv në shoqëri. Kriza ekonomike ka prekur të rinjtë më shumë se çdo grup tjetër. papunësia e të rinjve është rritur për gjatë viteve të fundit. Ne duam të përmirësohen mundësitë për punësim të të rinjve, si dhe rritur pjesëmarrjen e tyre në shoqëri. Ne duam të shtojmë investimet, sidomos në industritë e gjelbra për të krijuar më shumë vende pune, për të rinjtë. Ne gjithashtu do të vazhdojmë për të luftuar varfërinë e rinjve dhe do të ndërtojmë më shumë banesa sociale për të rinjtë në nevojë.Duke i kushtuar vëmendje të veçantë të rinjve tanë, ne gjithashtu duhet të nxjerrim në pah rëndësinë e solidaritetit midis brezave dhe të drejtën e gjithësecilit për të marrë pjesë në zhvillimin e shoqërisë tonë.Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre. Për këtë ne Të Gjelbrit, jemi për të ulur moshën e votimit në 16 vjeç, sepse ne besojmë se të rinjtë duhet të kenë fjalën e tyre në vendimet që i prekin atyre.

 Barazia Gjinore

Ne besojmë se barazia gjinore duhet të jetë në qendër të zhvillimi të shoqërisë sonë. Kriza e sotme ekonomike ka prekur gjininë femërore më shumë se çdo grup tjetër. Ato sot përballen me paga më të ulëta për të njëjtën punë si burrat dhe shpesh janë më të neglizhura për t’i promovuar. Ne nuk duam që të ekzistojë ky diskriminim. Ne duam të shikojmë realizimin e barazisë gjinore në çdo fushë të jetës si në aspektin lokal dhe qëndror. Duhet të kemi aksione pozitive për pjesëmarrjen e gruas në fusha publike dhe private derisa të dy sekset të arrijnë barazinë.

Gratë në politike

Jashtë sferës private dhe ekonomike, pabarazia me flagrante është në fushën e politikës. Mentalitetet e kanë të vështirë të evoluojnë. Shumë shpesh, kur bëhet fjalë për të paraqitur kandidaturën, një burrë ndihet më i pavarur se një grua me kompetenca dhe cilësi të njëjta. Përfaqësimi i grave nuk është një çështje kuotash, por është thjesht rivendosje e një përfaqësimi të drejtë, pra të barabartë. Në demokraci, ndryshimi i sekseve nuk mund të jetë burim mosbarazie.Të Gjelbrit kanë qënë pionierë të përfaqësimit të barabartë të sekseve në zgjedhjet. Duke aplikuar thuajse sistematikisht barazinë, Të Gjelbrit ia kanë dalë të feminizojnë instancat e tyre të brendshme dhe të jashtme. Ne do të vazhdojmë të ruajmë këtë traditë të mirë duke i dhënë prioritet, që listat tona elektorale të udhëhiqen nga një grua.

3.7  Një pleqëri e sigurtë

Ne duhet të kujdesemi për moshën e tretë. Ne jemi për një politik sociale dhe mbështetëse që kjo moshë të ketë një cilësi jete më të mirë.Veprimtaria mbështetëse, ku të moshuarit dhe të rinjt ndihmojnë njëri tjetrin, duhet të zhvillohet. Të moshuarit duhet të kenë ndikim më të madh mbi format e kujdesit për ta dhe të thyhet vetmia. Ka nevojë për më shumë azile për të moshuarit si dhe për alternativa të tjera banimi. Pensioni i garantuar duhet të rritet dhe gjithashtu duhet të rritet kujdesi mjekësor për ata me aftësi të kufizuar. Na duhen më shumë burime mbështetëse ku shteti të luajë një rol kryesor me politikat që ndërmerr.

3.8 Kafshët dhe Natyra

Pasuria dhe shumëllojshmëria ekologjike duhet ruajtur. Kjo është një çështje jo vetëm për të ardhmen tonë , por dhe një përgjegjësisi morale. Në Shqipëri duhet të zgjerohet dhe ashpërsohet mbrojtja e tokës së ujitur, pyjet, plazhet dhe shumë nga biotopet tjera.Varfërimi i mjedisit natyror dhe kërcënimi i llojeve duhet të ndalohet. Ne duhet te kujdesemi për florën dhe faunën e vendit tonë e cila paraqet një larmi të lartë biologjike.

Të drejtat e kafshëve

Kafshët keqëtrajtohen në shumë mënyra. Mund të flitet për kafshë të përvuajtura që përdoren për studime shkencore. Kafshë që vuajnë nga transportimet e gjata, apo të cila detyrohen të rrinë në kafaze të ngushta dhe që iu mungon çdo mundësi që të jetojnë jetën e tyre të natyrshme për të cilën kanë të drejtë.

Kafshët jo vetëm duhen mbrojtur me ligj, por ligji për Mbrojtjen e Kafshëve duhet të respektohet.

Ne duam të ndalojmë manipulimin gjenetik dhe përdorimin e hormoneve për rritje në industrinë e mishit, si dhe importin e kafshëve dhe produkteve që janë trajtuar me këto metoda.

Pjesa IV.

VLERAT KOMBËTARE

Të Gjelbrit janë për respektimin dhe zhvillimin e traditës, kulturës dhe vlerave kombëtare. Ne mbështetim fuqishëm zhvillimin e artit dhe të sportit. Ne duhet të nxisim dhe inkurajojmë  artistët dhe talentet e reja. Zhvillimin e Shkencës e shikojme të lidhur ngushtë me modelin e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen dhe në dobi të ruajtjes së burimeve natyrore. Kultura  kombëtare me vlerat që ka duhet ruajtur dhe duhet t’i trashëgohet brezave që do të vijnë si një thesar i çmuar.