Të Gjelbërit e shikojnë politikën e tyre të lidhur ngusht me mjedisin. Nuk mund të kuptohet mirëqenia ekonomike e propozuar nga partite e tjera, pa siguruar më parë një mjedis të shëndetshëm për ne që jetojme sot dhe për të ardhmen e femijëve tane. Ndotja dhe shkatërrimi i burimeve natyrore në vendin tonë po kërcënojnë seriozisht mjedisin. Ne duhet të ndalojmë varfërimin e burimeve natyrore të vendit nëpërmjet një politike miqësore me mjedisin duke stimuluar ekonomitë që respektojnë mjedisin dhe investojnë kapitale për të evituar shkatërrimin e tij. Pasuria dhe shumëllojshmëria ekologjike duhet të ruhen.Ruajtja e florës e faunës dhe shumëllojshmëria e shtazëvë duhet të jenë prioritet të politikave tona.

Të Gjelbrit mendojnë se ne duhet të ndyshojmë politikën në lidhje me mjedisin.

Ne sot na duhet një politikë ndryshe, ku mjedisi, përkrah ekonomisë, të jetë prioritet i qeverive. Na duhet një politikë radikalisht ndryshe, ku mjedisi të marrë përkujdesjen e duhur financiare nga shteti dhe faktorët e tjerë ekonomikë. Na duhet një reforme substanciale e re në edukimin e shoqërisë sonë, duke filluar nga fëmijët parashkollorë, por mbi të gjitha na duhet të edukojmë e sensibilizojmë politikbërësit pasi ata marrin shpesh vendime që aq rëndë e cënojnë mjedisin. 

Të Gjelbrit theksojë se është koha të reagojmë te gjithë në mënyrë që politikanët tanë të mos marrin më vendime që cënojnë rëndë mjedisin. Adoptimi i një politike të tillë do të jetë në harmoni me politikat e vendeve Europiane e më gjerë, të cilat janë futur në një betejë të përbotshme për të frenuar ngrohjen e planetit, duke vendosur edhe në vendin tonë mbrojtjen e mjedisit si prioritet të çdo shqiptari, ku sfida globale të bëhet edhe sfida jonë.
Vendi ynë duhet të ecë drejtë një zhvillimi të qëndrueshëm për të përballuar më sukses sfidat që i dalin përpara. Ky zhvillim i qëndrueshëm nuk mund të realizohet nëse nuk do të zgjidhet kriza mjedisore. Prandaj mjedisi, shëndeti i qytetarëve dhe mbrojtja e tyre është sfida jonë

Ka ardhur koha për të pasur një zë të gjelbër politik përcaktues në vendimarrjet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe burimet natyrore.

Categories: Të Rejat