Të Gjelbrit u themelua si një domosdoshmëri politike, e thirrur në skenë nga nevoja urgjente për të ngritur zërin ndaj krizës së thellë ekologjike që po përjeton Shqipëria. Përkeqësimi i vazhdueshëm i mjedisit dhe pasojat e tij mbi shëndetin publik, ekonominë dhe cilësinë e jetës kanë nxitur ndërgjegjësimin shoqëror dhe kërkesën për veprim politik të përgjegjshëm.
Në këtë kontekst, “Të Gjelbrit” përfaqësojnë një nismë politike që synon të promovojë ndërgjegjësimin e popullsisë, të parandalojë thellimin e krizës ekologjike dhe të orientojë vendin drejt një modeli të zhvillimit të qëndrueshëm, në harmoni me natyrën dhe mirëqenien e brezave të ardhshëm.
Sot, në mbarë Europën, lëvizjet e gjelbra janë shndërruar në një realitet politik të rëndësishëm, që ofrojnë alternativa të reja dhe të qëndrueshme për qeverisjen moderne. Në këtë frymë, “Të Gjelbrit e Shqipërisë” zënë vendin e tyre natyror në politikën kombëtare, si pjesë përbërëse e familjes së gjelbër europiane dhe globale, duke ndarë të njëjtat vlera për mbrojtjen e mjedisit, demokracinë pjesëmarrëse dhe drejtësinë sociale.
Vizioni
Vizioni ynë është ndërtimi i një shoqërie të qëndrueshme dhe demokratike, krijuar nga kontributi i njerëzve që punojnë dhe veprojnë në mënyrë paqësore dhe të drejtë për të jetuar të lumtur brenda kufijve të gjelbër të përcaktuar nga natyra. synojnë të ndërtojnë një shoqëri që respekton natyrën, forcon drejtësinë dhe garanton mirëqenie për të gjithë.
Misioni
Të kontribuojë në zhvillimin e politikave ekologjike për ndërtimin e një Shqipërie të gjelbër bazuar në një model të qëndrueshëm të zhvillimit mjedisor dhe shoqëror duke promovuar mendimin dhe veprimin e gjelbër në aspektet politike, ekonomike, sociale dhe mjedisore; si dhe të nxisë, si përfaqësuese e politikës ekologjike, përfshirjen më të madhe të qytetarëve në politikë duke krijuar kështu një demokraci më të fortë dhe më pjesëmarrëse.
Mesazhi politik
“Mjedisi mbrohet me votë” – Nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar nga ndotja dhe shkatërrimi i mjedisit dhe burimeve natyrore përveç ndërgjegjësimit qytetar dhe votës pro një politike miqësore me mjedisin.
Mjedisi nuk është vetëm pasuri natyrore është identitet kombëtar, siguri jetike dhe e ardhmja jonë e përbashkët
Objektivi
Forcimi i lëvizjes së gjelbër në Shqipëri dhe përfaqësimi i saj në strukturat politikë bërëse dhe vendimmarrëse, lokale dhe kombëtare;