Aktiviteti u organizuar në dy faza kryesore
Faza e parë: “Marrëveshja e Gjelbër Evropiane”. Ku u trajtojtuan çështje kyçe si ekonomia rrethore, punësimi i gjelbër, eko-Industria dhe politikat e transportit miqësore me mjedisin.
Faza e dytë: “Ndryshimet klimatike”. Ku u trajtua më në thellësi me shtjellimin e çështjeve si ekonomia, konceptet sociale, pandemia COVID-19, biodiversiteti, ndotja e mjedisit, shëndeti, turizmi… që lidhen me një emërues të vetëm: ndryshimin e klimës.
Qëllimi i Akademisë së Gjelbër ishte paisja e pjesëmarrësëve të rinj me njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme në temat mjedisore për të zhvilluar aftësitë e tyre kontribuese në organizatat ku i përkasin, institucionet, politikat, projektet dhe aktivizmin.
Kjo platformë synon gjithashtu të promovojë politikat e gjelbërta evropiane.
Gjithashtu nje synim tjetër i Akademisë së Gjelbër ishte paisja e pjesëmarrësit e rinj me njohuritë klimatike dhe mjedisore të nevojshme për të kontribuar në organizatat, institucionet, projektet dhe projektet lokale të aktivizmit. Kjo platformë synon gjithashtu të promovojë politikat e gjelbërta evropiane. Akademia e Gjelbër do të lehtësohet nga ekspertë të shkencës mjedisore.
Pjesëmarrësit u pajisen me një certifikatë evropiane të lëshuar nga Green European Foundation dhe Albanian Green Institute.