Me anë të kasaj deklarate Të Gjelbrit i bënë thirrje qytetarëve, të rinjve, shoqërisë cilive ambientaliste të bashkohemi së bashku për të ndalur shktërimin ë mjedisit dhe burimet natyrore.
Ndotja dhe shkatërrimi i burimeve natyrore në vendin tonë po kërcënojnë seriozisht mjedisin, Zgjidhja e problemeve mjedisore dhe ndalimi i shkatërrimit të burimeve jo të ripërtëritshme të vendit është zbatimi i një politike miqësore me mjedisin. Ne duhet të ndalojmë varfërimin e burimeve natyrore të vendit duke stimuluar ekonomitë që respektojnë mjedisin dhe investojnë kapitale për të evituar shkatërrimin e tij. Ne duhet të ndyshojmë politikën në lidhje me mjedisin.
Ne e shikojmë qenësinë tonë të lidhur ngusht me mjedisin. Nuk mund te kuptohet mirëqenia ekonomike e propozuar nga partië e tjera, pa siguruar më parë një mjedis të shëndetshëm për ne që jetojme sot dhe për të ardhmen e femijëve tanë.Shqipëria sot është një krizë mjedisore dhe e cila me ritme te shpejta po shkaterron dhe burimet tona natyrore. Pasuria e vendit, e prodhimit, e konsumit dhe e tregtimit po kontribuon në varfërinë e vazhdueshme të pjesës më të madhe të resurseve duke shkaktuar një degradim të madh të mjedisit. Misioni i jonë është ti përgjigjemi politikisht krizave ekologjike duke patur qytete dhe qendra të gjelbra, plotë gjallëri, ku cilësia e jetës është e lartë.Çdo gjë që siguron natyra duhet të shikohet si vlerë e përbashkët. Mbrojtja e këtyre të përbashkëtave është pjesë e përgjegjësive politike dhe ekologjike të Partisë së Gjelbër. Ne mbështetim fort nevojën për të jetuar me mjetet tona ekologjike.Ne kërkojmë që politikat ekonomike dhe tregtare të shërbejnë për objektivat sociale dhe mjedisore, dhe jo vetëm si tregues ekonomik të rritjes së prodhimit.Përgjigja jonë është eko-zhvillimi, i cili integron objektivat mjedisore, sociale dhe ekonomike për të mirën e përgjithshme. Zhvillimi i gjithanshëm ekonomik i vendit kërkon që vendimet dhe veprimet duhet të ndërmerren duke ndjekur sistematikisht një politikë paqësore mjedisore në dobi të ruajtjes së burimeve natyrore. Ne duhet ta orientojmë ekonominë drejt një zhvillimi të gjelbër.
Ka ardhur koha për të pasur një zë të gjelbër politik përcaktues në vendimarrjet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe burimet natyrore.
Sot më shumë se kurrë jemi të bindur se “Mjedisi mbrohet me votë”.
Vepro tani në mbrojtje të mjedisit!
Vepro tani, duke mbështetur Të Gjelbrit – Partinë e Gjelbër!
Ne dëshirojmë që “Shqipëria e Gjelbër” të jetë realitet!