Të Gjelbrit mendojnë se papunësia po merr përmasa galopante në raport me numërin e popullësisë aktive. Hapja e vendeve të reja të punës është e domosdoshme për të shmangur varfërinë. Duhet rivënë ekonomia në shërbim të njerëzimit. Ne duhet ta orientojmë zhvillimin e vendit drejtë një ekomomie të qëndrueshme në të gjitha fushat. Për këtë kërkohet një strategji e re dhe afatgjatë zhvillimi e cila do të mundësonte dhe krijimin e vendeve te reja të punës si në sektorin publik dhe privat. Zhvillimi i sektorëve të ndyshëm si : bujqësisë, turizmit, energjisë së rinovueshme, teknollogjive të Gjelbëra etj, do te garantonte vende të reja pune të qëndrueshme.
Një formë tjetër për të krijuar më shumë vende pune është dhe aplikimi i stimulimet.Kjo mund të arrihet duke inkurajuar shkurtimin e kohës së punës. Të punojmë më pak për të punuar të gjithë. Një shpërndarje e punës duhet të ndikojë në shpërndarjen e përfitimeve nga puna dhe reduktimin e pakënaqësive.
Punësimi gjithashtu duhet stimuluar nga ulja e taksave të punës. Duhet absolutisht të krijohet një sistem që do të lejojë mbështetjen dhe konsolidimin afatgjatë të sektorit të punës.
Te Gjelbrit janë për një strategji afatëgjatë punësim . Kjo mund të sigurohet vetëm nese ne e kthejmë ekonominë e vendit në një ekonomi të Gjelbër duke krijuar punësim afatgjatë dhe të sigurtë.
Një ekonomi e gjelbër do të ofrojë mundësi më të mira punësimi në sektorin e energjive të rinovueshme, teknologjive të gjelbra, industrisë së gjelbër, bujqësisë dhe eko-turizmit. Zhvillimi strategjik i një ekonomie dhe industrie të gjelbër do të ishin një garanci për të ardhmen pasi do të sillnin një zhvillim të qëndrueshëm në të gjithë sektorët.
Zgjidhja e çështjeve të papunësisë dhe garantimi i një jete me statndarte të BE, do të jenë zgjidhjet që të rinjtë të kontribojnë dhe punojë për vendin e tyre dhe jo ti drejtohen emigracionit i cili kohët e fundit po merr përmasa alarmante.