EKOFEMINIZMI DHE BARAZIA GJINORE

Gratë përbëjnë gjysmën e njerëzimit dhe barazia gjinore është themeli i demokracisë dhe lirisë.  Ekofeminizmi lidh drejtësinë gjinore me drejtësinë ekologjike: shfrytëzimi i natyrës dhe i grave ka të njëjtin burim të pabarazisë.  Politikat e Gjelbër synojnë bashkimin e barazisë gjinore me zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë e gjelbër.

Aktualisht Gratë janë minoritare në vendimmarrje dhe funksione kyçe ekonomike dhe politike. Paga e grave është më e ulët për të njëjtin nivel kualifikimi. Diskriminimi gjinor shfaqet qartë në politikë dhe sektorin publik. Përvoja dhe aftësia e grave shpesh vihet në dyshim dhe ato goditen nga stereotipe të vjetruara. Mentalitetet e vjetra pengojnë pjesëmarrjen e barabartë dhe mundësitë për të kandiduar apo për të udhëhequr.

Të Gjelbrit kanë prioritet :

  • Barazi në të gjitha fushat
  • Ndryshimi i rregullave të pushtetit gjinor për të siguruar barazinë ekonomike, sociale dhe politike.
  • Ndalimin e diskriminimit gjinor në të gjitha sferat e jetës.
  • Aksione pozitive dhe pjesëmarrje aktive e grave në vendimmarrje publike dhe private.
  • Punësim e grave kur kriteret janë të barabarta.
  • Nxitja e grave të investojnë në politikën lokale, rajonale dhe kombëtare.
  • Feminizimin e institucioneve
  • Barazi në përfaqësim në instancat e brendshme dhe të jashtme të partisë.
  • Bashkëdrejtimin e partive dhe institucioneve për të ruajtur përfaqësimin e barabartë.
  • Udhëheqjen e listave elektorale nga nje grua

 Politikat e Gjelbër promovojnë një qasje që integron barazinë gjinore dhe mbrojtjen e mjedisit. Gratë mbeten aktore kryesore në bujqësi ekologjike, eko-turizëm dhe energji të rinovueshme, duke garantuar drejtësi sociale dhe mjedisore.

Të Gjelbrit synojnë krijimin e një shoqërie ku barazia gjinore dhe drejtësia mjedisore ecin paralelisht. Gratë dhe burrat kontribuojnë të barabartë në çdo aspekt të jetës publike dhe private. Forcimin e demokracisë dhe shëndetin social të komunitetit.