Të Gjelbrit besojnë se drejtësia dhe solidariteti janë struktura e shoqërisë tonë dhe baza për një Shqipëri të begatë. Ne jemi të pasionuar për zhvillimin e një Shqipërie Sociale dhe për politikat mbështetëse për rivendosjen e drejtësisë sociale, reduktimin e pabarazisë dhe zhdukjen e varfërisë. Ne e vlerësojmë kontributin e qytetarëve, shoqatave dhe iniciativat lokale për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Është qëllimi ynë për të forcuar komunitetet dhe për t’i bërë qytetet më të gjallë dhe të pëlqyeshëm për të gjithë. Ne duam që strehimi të jetë i përballueshëm dhe qytete të jenë më gjithëpërfshirëse. Ne besojmë se qytete të ndryshme dhe të gjelbëruara janë një parakusht për ndërveprimin shoqëror, bashkëpunimin dhe një jetë të shëndetshme. Ne duam të hedhim themelet e solidaritetit në një Shqipëri më sociale  duke ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të shëndetshme.  Çdo person ka të drejtën e edukimit të lirë, mbojtjes sociale, kujdesi shëndetësor dhe një minimumi jetik të garantuar. Ne duam të krijojmë standarde sociale bazë në lidhje me cilësinë e punës, pagave, shëndetit publik dhe pensioneve duke garantuar kështu një standard më të mirë jetese.

Drejtësia sociale dhe drejtësia tatimore shkojnë dorë për dore; ne duam të shohim të gjithë të paguajnë pjesën e tyre të drejtë për të mirën e përbashkët. Të gjelbërit janë të angazhuar në luftën kundër evazionit fiskal dhe mashtrimit tatimor që dëmtojnë shoqëritë tona dhe çojnë në një mungesë fondesh të sistemeve tona të sigurimeve shoqërore. Ajo që nevojitet janë investimet e Gjelbra në infrastrukturë dhe shërbimet publike.

Një numër në rritje i qytetarëve, veçanërisht të rinjve, shohin se si shanset e tyre të jetës janë në rënie. Diferencimet shtresore janë theksuar akoma më shumë. Ndërkohë që shumë qytetarë po luftojnë për të arritur qëllimet e tyre dhe për të siguruar standardin e tyre të jetesës, një grup i vogël njerëzish dhe familjesh të pasura po rritin më tepër pasurinë e tyre. Shumë njerëz ndihen të pafuqishëm ekonomikisht dhe po humbin besimin për të ardhmen.

Kjo duhet të ndryshohet!

Sfida jonë është kthimi i besimit tek e ardhja  drejt një vendi që në themel të themel të të cili qëndron drejtësia sociale, qëndrueshmëria ekonomike dhe mjedisore. Ne duhet të ndërtojmë një Shqipëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse ku qytetarët të përfshihen në vendimet që ndikojnë në të ardhmen e tyre.