Kriza mjedisore është para së gjithash krizë politike

Kur flasim për krizën mjedisore, duhet ta pranojmë se zgjidhja e saj në rradhë të parë është politikë. Pikërisht politika ka qenë përgjegjësja kryesore për shkatërrimin e mjedisit përmes vendimeve të gabuara, të pandershme dhe të papërgjegjshme.
Deri më sot, Shqipëria nuk ka njohur një politikë vërtet miqësore me natyrën dhe burimet natyrore. Prandaj, ajo që është më urgjente se kurrë është ndryshimi i kursit politik, ndryshimi i mënyrës së vendimmarrjes dhe vendosja e mjedisit në qendër të programeve qeverisëse.

Ne kemi nevojë për një politikë të re – një politikë ku mjedisi nuk është dekor, por prioritet kombëtar.

Sfidat që kërkojnë veprim të menjëhershëm

Urgjenca kërkon nisma të menjëhershme politike për:

  • Mbrojtjen e pyjeve, lumenjve, tokës, bimësisë dhe faunës,
  • Uljen e niveleve të CO₂,
  • Ndalimin e shkatërrimit dhe zhdukjes së ekosistemeve,
  • Përmirësimin gradual dhe të qëndrueshëm të gjendjes mjedisore.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka nevojë për investime strategjike në:

  • Energjitë e rinovueshme,
  • Teknologjitë e gjelbra,
  • Transportin ekologjik,
  • Bujqësinë e qëndrueshme,
  • Eko–turizmin.

Një program i tillë nuk do të zgjidhte vetëm krizën ekologjike, por do të fuqizonte ndjeshëm edhe ekonominë. Nuk mund të ketë mirëqenie, zhvillim ekonomik apo shoqëri të qëndrueshme pa politika të qëndrueshme mjedisore.

Të Gjelbrit – politika që prioritizon të ardhmen

Mbrojtja e mjedisit, klimës dhe e së ardhmes kërkon një politikë të ndryshme një qasje ku zhvillimi ekonomik dhe respekti për natyrën ecin paralelisht, jo në konflikt.
Kjo është politika që përfaqësojnë sot Të Gjelbrit.

Vetëm me mbështetjen e qytetarëve, Të Gjelbrit mund të çojnë më tej alternativën e tyre politike duke ndërtuar një Shqipëri të gjelbër, ekologjikisht të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Le të veprojmë tani

Le të bashkojmë forcat për të mbrojtur mjedisin, klimën dhe për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të qëndrueshme.
Le të ndërtojmë së bashku një Shqipëri të gjelbër!

Categories: Kryesore