Barazia gjinore sot, do të na siguronte një të ardhme të qëndrueshme neser

Të Gjelbërit ftojnë gruan të marrë pjesë plotësisht në të gjitha sferat ekonomiko- shoqërore si dhe kërkojnë për një pjesëmarrje dhe përgjegjësi individuale të burrave në të gjithë aktivitetet shoqërore joekonomike. Diskriminimi në bazë gjinie në të gjitha sferat e jetës kulturore dhe shoqërore duhet të jetë i ndaluar. Duhet të kemi aksione pozitive për pjesëmarrjen e gruas në fusha publike dhe private derisa të dy gjinitë të arrijnë barazinë.

Në këtë kontekst “Barazia gjinore sot, është thelbësore për një të ardhme të qëndrueshme”

Të Gjelbrit mendojnë se gratë luajnë një rol vendimtar në sektorët e klimës dhe mjedisit dhe shpesh janë udhëheqëse të strategjive të menaxhimit të burimeve natyrore në vijën e parë, gjë që i bën ato të pozicionuara mirë për të identifikuar dhe zbatuar zgjidhje efektive dhe të qëndrueshme.

Por zëri i tyre ende mungon në proceset dhe udhëheqjen e ndryshimeve mjedisore dhe klimatike. Vihet re që barazia në vendimmarrje për mbrojtjen e mjedisit është jashtëzakonisht e rrallë.

Të Gjelbrit mendojnë se forcimi i rolit të gruas si lidership dhe pjesëmarrja e saj në vendimmarrje në menaxhimin e burimeve natyrore dhe kujdesjes për mjedisin janë çelësi për zgjidhje të suksesshme klimatike dhe mjedisore.

Lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe degradimit të mjedisit nuk është vetëm një luftë për ta mbajtur planetin tonë të gjallë, por për shumë gra është gjithashtu një shkak i drejtpërdrejtë i dhunës.

Të Gjelbrit mendojnë se duhet të ndryshojmë rregullin e pushtetit gjinor, i cili pengon barazinë ekonomike, sociale, politike dhe mjedisore. Përvoja e grave, besueshmëria dhe aftësia e tyre, është bërë shprehi, të vihet në dyshim. Të drejtat e njëjta dhe barazia janë çështjet themelore të demokracisë, prandaj, politika duhet të ndryshoj në të gjitha fushat, që gratë dhe burrat t´i kenë kushtet e barabarta.

Mesazhi që përcjell ky aktivitet është :

Le të reflektojmë për vendosmërinë tonë për të bërë ndryshime transformuese në shoqërinë tonë, në mënyrë që gjinia e dikujt të mos jetë më pengesë për arritjen e ëndrrave të tyre. Barazia gjinore sot, do të na siguronte një të ardhme të qëndrueshme neser”

Spread the love