
Ndotja e ajrit në po shkurton jetën e qytetarëve!
Të gjelbërit kërkojnë të sensiblizojnë qytetarët për nivelet e larta të ndotjes dhe pasojat katastrofale të saj. Ndotja e kryeqytetit dhe disa qyteteve të vendit është kthyer në armikun kryesor të jetës së qytetarëve. Ajo është sot 3-4 herë më e lartë se normat e BE-së. Sot Tirana bën pjesë në qytetet më të ndotura në Evropë.
Një nga pasojat më të rënda të është ekspozimi ndaj ajrit të ndotur, sidomos grimacat PM10 dhe PM2.5 kanë ndikim të madh në shëndet. Si pasoj e kësaj ndotje kemi një rritje të e numrit të të prekurve nga sëmundjet respiratore dhe sëmundjet e renda.
Sektori që luan rol të rendësishëm në ndotjen e ajrit është ai i transportit i ndjekur nga ai i ndërtimit dhe mos manaxhimi si duhet i mbetjeve.
Ne duhet të punojmë për të arritur standartet e Bashkimit Evropian për cilsinë e ajrit.
Për ta arritur këtë duhet një bashkëpunim midis Qeverisë qendrore, asaj lokale dhe qytetarëve. Kjo situatë kërkon nisjen e menjëhershme të monitorimeve, si një formë për të faktuar ndotjen reale, informuar rregullisht qytetarët, por edhe sigurimin e të dhënave për hartimin e një programi për uljen e ndotjes.
Të Gjelbrit propozojnë pëmirësimi i cilësisë së karburanteve, menaxhimin e trafikut, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, manaxhimin e integruar të mbetjeve, rritjen e taksës së karbonit dhe përdorimi i filtrave nga industritë ndotëse.
Të Gjelbrit vënë theksin në Stimulimi i përdorimit të mjeteve të reja që punojnë me biokarburant dhe përmirësimi i transportit publik duke përdorur autobuzët me elektricitet dhe energji diellore të cilët ulin nivelet e ndotjes dhe rrisin cilësinë e ajrit.
Shtimi i korsive të bicikletave dhe krijimin e hapesirave të gjelbra në qytet do ta përmirësonte dukshëm këtë situatë.
Është koha të punojnë për një politikë që mbron mjedisin, burimet natyrore dhe jetën e qytetarëve.