Bashëpunimi i shoqërisë civile me Të Gjelbrit do të krijonte një grupim të fuqishëm me ndikim në vendimarrje për zhvillimin e politikave të gjelbra

Bashkë me aktivistë rinor zhvilluam një bashkëbisedim për sfidat e vendit me Europarlamentarin Kryeatar i Partisë së Gjelbër Europiane Thomas Waitz.

Të Rinjtë e Gjelbër së bashku më përfaqësues të shoqërisë civile në kuadër të një diskutimi konstruktiv e vumë theksin në zgjerimin e politikave të gjelbra në Shqipëri, si një domosdoshmëri që ka përfshirë valën e gjelbër në Ballkan duke sjellë ndryshime në jetën politike, sociale e mjedisore. Nga ky këndvështrim, bashkimi nën të njëjtën ombrellë me ‘’Të Gjelbrit’’ i të gjithë shoqërisë civile dhe puna e përbashkët e përfaqësimit të politikave të gjelbra në të gjitha institucionet vendimmarrëse ishte në thelb të diskutimit sot.

Kryeatr i Partisë së Gjelbër Europiane Thomas Waitz, mbështeti fort idenë e bashkëpunimit mes ‘’Të Gjelbërve Shqiptarë’’ dhe shoqërisë civile, pasi të gjithë të bashkuar, me një ideal të përbashkët dhe me një kuzë përbashkuese sic është mbrojtja e mjedisit mund t’ja dalim të sjellim ndryshime positive në këtë vend për ne si dhe për gjeneratat e ardhshme. Duke patur përpara edhe zgjedhjet lokale të vitit 2023, nëpërmjet këtij takimi kryetari I Partisë së Gjelbër Evropiane hapi një sfond të ri bashkëpunimi mes Partisë së Gjelbër Shqiptare dhe shoqërisë civile, duke ftuar këdo të japë kontributin e tij për të patur sa më shumë të rinj me dëshirën dhe vullnetin për të na u bashkuar drejt sfidave tona të përbashkëta për një Shqipëri të Gjelbër. Mjedisi mbrohet me vote!

Të Rinjtë e Gjelbër shprehën mirenjohjen e tyre për Partise se Gjelber Evropiane dhe mbështetjen esaj të vazhdueshme!

Frymëzues fakti se si lëvizjet qytetare të gjelbërta po ndikojnë axhendat politike dhe po transformojnë klasën politike ne Europë.

Spread the love