Le të punojmë të gjithë  së bashku për një Shqipëri të Gjelbër!

Të Rinjtë e Gjelbër  sot,  në  Ditën Botërore të Mjedisit organizuan një aktivitet në mbrojtje të kauzës tonë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e më tejshëm të poltikave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Sot, në  Ditën Botërore të Mjedisit ne, Të Rinjtë e Gjelbër, i bashkohemi shoqërisë, komunitetit  dhe iniciativës globale që të riangazhohemi për të ndërtuar një botë më të pastër dhe më ekologjike.

Qyteti i Gjelbër dhe angazhimi i Të Rinjve në vendimmarrje, roli i tyre në ndërtimin e qyteteve inteligjente dhe të qëndrueshme dhe si ato mund të ndihmojnë në harmonizimin e politikave  ekonomike, sociale e mjedisore ishin pjesë e axhendës të sotme ditore.

Përpjekjet e vazhdueshme për të sjellë në vëmendje zërin e gjelbër dhe domodoshmërinë e përfaqësimit të këtij zëri në cdo institucion vendimmarrës mbetet qëllimi më i rëndësishëm yni.

Ishte e rëndësishme të kishim sot mes nesh Edlir Petanaj kryetar i Partisë së Gjelbër Shqiptare, dhe Alisa Peçin përfaqësues të shoqëerisë civile në vend, dhe drejtuesen e rrjetit  “Alternativa e Gjelbër”  gjithashtu dhe anëtarë të klubeve të gjelbra studentore.  

 “Dita Botërore e Mjedisit  shënon ditën kur kauza jonë e një “Shqipërie të Gjelbër” të kthehet në një nismë kombëtare . Kjo nismë  na kujton rëndësinë jetike të ekosistemeve të shëndetshme dhe nevojën urgjente për t’i restauruar, mbrojtur dhe mbajtur ato për brezat që do të vijnë.

Nga pastrimi i ajrit që thithim e deri te sigurimi i ushqimit me vlera ushqyese dhe ujit të freskët, ekosistemet janë thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ato janë gjithashtu çelësi për prosperitetin tonë të vazhdueshëm – në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Ekosistemet punojnë së bashku për të reduktuar ndotjen. 

Vetëm kur njerëzit dhe qeveritë të bëjnë përpjekje të pëbashkëta për të ruajtur burimet natyrore dhe mjedisin, gjërat do të fillojnë të ndryshojnë.

Le të punojmë të gjithë  së bashku për një Shqipëri të Gjelbër!

Spread the love