Të Rinjtë e Gjelbër zhvilluan Asamblenë e Përgjithshme, e pranishme edhe përfaqësuesja e (FYEG), Wanja Kaufmann

Asambleja e Përgjithshme e Të Rinjve të Gjelbër u mbajt më 5 dhjetor 2021 në Tiranë

Kjo ngjarje është organizimi më i rëndësishëm i vitit pasi është dita kur bordi i ri i administrimit caktohet, ndryshon, miraton ose refuzon rezolutat politike, ndryshimet në platformën politike, planin strategjik dhe statutet.

Në këtë asamble morën pjesë delegatë nga 12 qarqe të Shqipërisë ku ne kemi degët tona.

Kjo asamble ishte hapësira e nevojshme për debate, diskutime dhe rekomandime për avancimin e lëvizjes së gjelbër dhe politikës së gjelbër.

Në këtë asamble patëm kënaqësinë të kishim të pranishëm përfaqësuesen e Federates së të Rinjve të Gjelbër Evropiane (FYEG) , Wanja Kaufmann e cila dha një shtrirje më të gjerë të diskutimeve duke i bërë ata më largpamës dhe më motivues për çdo të ri që dëshiron të jetë më i integruar në zbatimin e politikave mjedisore me referencë në praktikat ndërkombëtare.

Më tej, u diskutua një propozim për nisjen e një procesi të planifikimit strategjik, qëllimi i të cilit do të jetë zhvillimi i objektivave afatgjata për Të Rinjtë e Gjelbër dhe përgatitja e organizimit për Zgjedhjet Vendore të Shqipërisë 2023.

Falenderoj të gjithë delegatët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm nëpërmjet aktivizimit të tyre në shoqërinë civile dhe në organet vendimmarrëse politike.

Spread the love